Maks Velo, 55 vite pune për të sjellë 99 punime arti
55 vite punë për të sjellë në galerinë kombëtare të arteve 99 punime:I persekutuar nga sistemi komunist, i cili nuk e lejoi të ushtronte krijimtarinë e tij madje dhe e burgosi, sot Maks Velo sjell lirinë përmes veprave të tij në pikturë.Maks Velo: Pas ’90 nuk më dhanë studio. Kur dha urdhër Berisha që të jepeshin studiot më dhanë një pjesë të studios të Kristaq Ramës. Tani si mund të shkoja unë t’i merrja Kristaqit njeri i nderuar t’i merrja studion. Artisti Maks Velo vjen për artdashësit me piktura të cilat kanë tematika të ndryshme.Maks Velo: Janë porteretë të realizuara në natyrë. Kam një cikël me nudot, kam ciklin me lebrit, kam ciklin me abstract të ’64 që ekspozohen për herë të parë.Për kuratoren Suzana Varvarica , artisti Maks Velo i krijoi imazhet personazhet dhe kompozimet e tij i nxitur nga mjedisi ku ka jetuar.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 4 tetor ./Oranews.tv/