Përmbytje masive në Japoni, evakuohen 170 mijë persona

 170 mijë njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre , një person rezulton i zhdukur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave dhe stuhive që kanë përfshirë Japoninë. Në disa zona ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa rreziku i rrëshqitjes së tokës mbetet permanent. Situata paraqitet e rëndë veçanërisht në qytetin Joso, në veri Tokios, pas daljes nga shtrati i lumit Kinugawa. Ekipet emergjente shpëtuan me helikopterë banorët të cilët ishin ngjitur nëpër çatitë e shtëpive pas përmmbytjeve masive.Shirat vijnë një ditë pasi stuhia tropikale Etau solli erëra deri në 125 km në orë në  prefekturën qendrore Aichi. Zona më e goditur është  Ibaraki në prefekturën Tochigi. Japonia goditet nga stuhi të tilla mesatarisht 20 deri në 30 herë çdo vit. Kjo është hera e 18 për këtë vit dhe aktualisht parashikimi i dëmeve është  vështirë të bëhet nga ekspertët.150910081823-08-japan-flooding-0910-exlarge-169 150910150205-03-japan-tokyo-flooding-0910-exlarge-169 150910145743-01-japan-tokyo-flooding-0910-exlarge-169 150910150559-04-japan-tokyo-flooding-0910-exlarge-169 150910151439-06-japan-tokyo-flooding-0910-exlarge-169 150910150048-02-japan-tokyo-flooding-0910-exlarge-169 150910151126-05-japan-tokyo-flooding-0910-exlarge-169 150910081613-07-japan-flooding-0910-exlarge-169/Oranews.tv/