Vetëvritet ish-efektivi i policisë, ishte debitor ndaj OSHEE-së

 Një ish efektiv policie i ka dhënë fund jetës dhe sipas familjarëve shkak është bërë borxhi ndaj OSHEE për pamundësinë për të paguar energjinë elektrike. Në shtëpinë e papërfunduar ende pranë Qytetit Studenti, familjarët presin ngushëllimet.Ata thonë se i ndjeri nuk ka patur mundësi të paguaj energjinë elektrike dhe kjo e ka shtyrë babanë e dy fëmijëve të kryej vetëvrasje.Nëna e policit:Në 1997-n ka qenë polic 5 vjet. U sëmur me sëmundje nervore te 5-sa. I thashë mos ma nevrikosni djalin, më thanë jeni 1 mln lekë të reja borxh. Ndërsa për t’i lidhur dritat donin 700 mijë lekë”Sipas të afërmve, me pagesat e kempit që merret Doda, nuk mund të shlyente faturat e prapambetura të energjisë.I afërm: “Vetë jetim, s’ka pasur ekonomi, ça të bënte”Partia Demokratike nëpërmjet Ervin Salianjit akuzon qeverinë se sistemi i krijuar është antisocial.Ervin Salianji:Qeveria më antisociale që ka njohur ndonjëherë ky vend duhet t’i thërrasë mendjes e të vihet përpara përgjegjësisë. Nuk duhet të mbahet shteti në këto familja kaq të varfëra”.OSHEE e kontaktuar nga Ora News, shpjegon se i ka ezauruar të gjitha mundësitë për lidhjen e një aktmarrëveshje për pagesë me këste me të ndjerin Agron Doda, që figuronte debitor prej vitit 2007 në shumën e 1.1 milionë lekëve.vetevritet tirane