Lezhë, Rama-biznesit: Denonconi çdo parregullsi prej tatimorëve

 Kryeministri  Edi Rama i bëri thirrje biznesit që të denoncojë çdo rast sjelljeje jokorrekte  të grupeve të verifikimit në aksionin kundër infrormalitetit.I shoqëruar nga drejtorja e përgjithshme e tatimeve, Briseida Shehaj,  Rama, iu bashkua grupeve të punës në terren."Duhet të jemi të gjithë njëlloj dhe jo ne të paguajmë dhe të tjerët jo. Jam shumë e kënaqur që po arrin edhe Shqipëria si vendet e tjera," - tha pronarja e një dyqani veshjesh."I paguaj të gjitha taksat shtetit dhe kjo është shumë e mirë, që të jemi të gjithë të barabartë. Është iniciativa më e mirë dhe të përgëzoj," - u shpreh ai.Gjatë inspektimit në një prej rrugëve tregtare në Lezhë, Rama e vlerësoi aksionin si vendosje të barazisë."Më mirë të gjithë të barabartë, sesa disa me kuponë dhe disa me dorën në xhepin e tjetrit," - u shpreh Kryeministri.Nga data 1 deri më 6 shtator krahasuar me një vit më parë, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë, në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme nga 68 në 82 milionë dollarë.Rama lezhe