Dekriminalizimi, PD të premten në komisionin e posaçëm me draftin e saj
Draft ligji i Partisë Demorkatike për dekriminalizmin, do të diskutohet të premten në Komsionin e Posacëm Parlamentar pas një ngërci dy mujor ne funksionimin e ketij komosioni. Deputeti Oerd Bylykbashi, parlajmëron se opozita nuk tërhiqet nga propozimet te cilat kundershtohen nga maxhoranca.. Të premtën në mesdite, Komisoni i Posacëm Parlamentar për Dekriminalizmin, do të diskutojë draft ligjin e propozuar nga Partia Demorkatike. Kryetari i komsionit, Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, thotë se ai i jep zgjidhje problemit të kriminalizmit të institucioneve, ndaj dhe pret nga mazhoranca propozime që ashpërsojnë masat për zyrtarët me të shkuar problematike.Oerd Bylykbashi: Sigurisht janë të mirëpritur të bëjnë propozimet e tyre ta përmirësojmë këtë ligj duke e bërë edhe më të fortë, në mënyrë që objektivi final të jetë ky dhe i realizuar; Asnjë kriminel të mos jetë në Parlament. Asnjë kriminel të mos jetë në pushtetin vendor, në isntitucionet të ndryshme të shtetit apo në shërbimin civil.Kyeminsitri Edi Rama, të paktën për dy dispozita në draftin e demokratëve është shprehur kundër, per testin e drogës, dhe marrjen e gjurmave të gishtërinjëve. Por demokrati Bylykbashi, këto propozime i cilëson themelore, ndaj dhe paralajmëron vendosmërinë e demokratëve për të mos bërë lëshime.Oerd Bylykbashi: Qartazi kryeministri ka problem me këto dy momente specifike. Është qartë që kryeministri i di shumë mirë që ka persona të cilët kanë ndryshuar identitetin e tyre kriminal duke marrë identitet tjetër për të thënë se jemi të tjerë dhe nuk jemi ata.Disa dite më parë Partia Demorkatike, dorëzoi zyrtarisht në parlament ligjin për dekriminalizmin, te shoqëeruar me propozimet për ndryshimet kushtetuese. Nga ana tjetër kryemisnitri Edi Rama, ka lajmëruar një draft paralel të mazhorancës por deri tani asnje prej drjtuesve te shumices nuk ka bêre te njohur asnje detaj te tij./Oranews.tv/