Tatime-dogana, mbledhin 2.2% më shumë se vjet, 18.4 mld lekë më pak se plani
Të dhënat e Ministrisë së Financave për 8 muajt e këtij viti tregojnë se ritmi I mbledhjes së të ardhurave është përmirësuar disi në gusht. Por tatimet dhe doganat, dy kontribuesit kryesorë në buxhet, mbeten problematikë. Ato kanë siguruar të ardhura 2.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por 18.4 miliardë lekë më pak se plani filliestar I qeverisë. Mosrealizim konstatohet në taksat kryeaore, si TVSH, akciza dhe tatimi mbi të ardhurat personaleRitmi i mbledhjes së të ardhurave në muajin gusht është përmirësuar disi, megjithëse tatimet dhe doganat mbeten problem. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë 8 muajve të këtij viti, të ardhurat totale në buxhet arritën vlerën e 248.1 miliardë lekëve, me rritje 4.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Por shqetësues është fakti se ritmi i rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat, dy kontribuesit kryesorë në buxhet, është i ngadaltë. Për periudhën 8 mujore, nga këto dy administrata u mblodhën 167.8 miliardë lekë, me rritje modeste prej vetëm 2.2 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Por me 18.4 miliardë lekë më pak sesa planifikimi fillestar i bërë nga ministria e financave. Efektin negative në mosrealizim e kanë dhënë zërat Tatimi mbi vlerën e shtuar, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale, si dhe taksat nacionale.E detyruar nga gropa e zezë në buxhet qeveria coi në kuvend aktin normativ për rishikimin e buxhetit, ku shkurtoi të ardhurat me mbi 16 miliardë lekë, dhe po ashtu, edhe shpenzimet. Ndërkohë shpresa ëhstë tek aksioni kundër infornalitetit, një nismë kjo që përce reduktimin të ekonomisë gri pritet t’I sigurojë buxhetit edhe 330 milionë dollarë. /Oranews.tv/