Cani raport Kuvendit për të ardhurat: Bëmë planifikim të fryrë dhe jo realist
Ministria e Financave pranon se ka bërë një planifikim të fryrë dhe jo realist të të ardhurave, një ndër aryset kryesore pse buxheti i shtetit ndodhet aktualisht në vështirësi. Në një relacion të posaçëm dërguar kuvendit, ministria shpjegon të gjithë arsyet e mosrealizimit të të ardhurave gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti.“Rreth 65.8 për qind të të ardhurave të përgjithshme të buxhetit e përbëjnë të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Këto të ardhura janë reduktuar me 13.4 miliardë lekë, duke mbajtur edhe peshën kryesore të reduktimit të të ardhurave të përgjithshme të buxhetit. Vihet re se përveç të ardhurave nga tatimi mbi fitimin, të ardhurat tatimore e doganore nga të gjithë zërat e tjerë janë me mosrealizim”, theksohet në dokumetnin e Financave dërguar deputeteve.Por cilat janë arsyet që të ardhurat nuk janë realizuar?Faktori numer 1 konsidreohet parashikimi tejet optimist i të ardhurave. “Ndikim të konsiderueshëm ka mosmarrja sa duhet në konsideratë, gjatë planifikimit të të ardhurave për vitin 2015, e mosrealizimit të planit nga tatimet dhe doganat për muajt nëntor dhe dhjetor 2014”, theksohet ne relacion.Faktori i dytë vlerësohet rritja ekonomike më e ulët se pritshmëritë. Ky faktor ndikon në reduktimin e të ardhurave me 3 miliardë lekë në krahasim me parashikimin, deklarojnë financat.Një tjetër arsye vlerësohet reduktimi i theksuar i të ardhurave nga akcizat, megjithëse akciza për cigaret u rrit, si në vitin 2014, ashtu edhe në vitin 2015. Ministria e Financave ka pranuar se ka bërë parashikim të fryrë të të ardhurave nga karburantet, të cilat kanë pasur një rritje shumë më të vogël se ajo e parashikuar.Ministria e financave rendit si një ndër factor edhe rënien e të ardhurave personale, në kuadër të vendosjes së tatimit progresiv, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit 2014. “Të ardhurat personale janë reduktuar për shkak të deklarimeve fiktive të numrit të të punësuarve me page përkatësisht në kufijtë 30 mijë lekë dhe 130 mijë lekë”, deklarojnë financat, duke prauar kështu evazionin e lartë te biznesi i madh.