Rama: Tekstet shkollore do çertifikohen nga Komisioni i Vlerësimit

 Nxënësve në Shqipëri do t’u duhen dhe 3-5  vite të tjera që  të kenë mundësi të mësojnë me tekste e njëjta si të bashkemoshatarëve të tyre në Europë.Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:Që i jep mundësi sot fëmijëve të klasave të para dhe klasave të gjashta, vitin tjetër fëmijëve të klasave të dyta dhe klasave të shtata, vitin tjetër fëmijëve të klasave të treta dhe të teta e kështu me radhë, e brenda tre vitesh cikli është i plotë përsa i përket teksteve shkencore, ndërsa brenda 5 vitesh do të përputhet edhe dija e mësuesve”.Kryeministri Edi Rama tha se në vitet e ardhshme tekstet do të çertifikohen  nga komisioni i vlerësimit. Ndërsa mësuesit do të kenë kartën e tyre të krediteve që do të shërbejë si një liçensë profesionale.Edi Rama:Synimi ynë është që të arrijmë në pikën që çdo mësues të ketë kartën e vet të krediteve, liçencën që certifikon shkallën e kapacitetit të çdo mësuesi. Kjo do t’i bëjë njëherë e përgjithmonë mësuesit të paprekshëm kur janë të duhurit”.Për vitin e ri shkollor 2015-2016, 60 gjimnaze në të gjithë vendin do të mësojnë me tableta ndërsa në  të gjitha shkollat e vendit nëpmjet programeve të koompjuterizuara mësimet do të shoqërohen me imazhe për ta bërë më të kutpueshme për nxënësit.edi rama