Opozita shqetësim për ekonominë, Basha: Vendi po kalon ditë të zeza, gjendja e rëndë
Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar nenvizoi se Shqipëria po kalon dite të zeza duke renditur si shkaqe gjendjen e rende ekonimike dhe sociale ne vned.Lulzim Basha: Nyja e nyjeve ku janë lidhur skandalet, turpet, dështimet dhe kriza e thellë ekonomike, është kryeministri i vendit, qeverisja e tij e dështuar. Po vjen ora e veprimeve. Do të vendosim me qytetarët, do të veprojmë me qytetarët, do të fitojmë me dhe për qytetarët.Kreu i opozitës, u bëri thirrje të gjithë deputetëve, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve me rekorde kriminale, të japin dorëheqjen nga postet dhe detyrat që mbajnë. Dhe paralajmërimi për ta është i qartë.Lulzim Basha: Parlamenti, bashkitë, zyrat e shtetit nuk mund të jenë më për asnjë çast, sot dhe përgjithmonë, strehë e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale që katapultohen në këto poste si xhandarë të kryetarit të qeverisë.Opozita do jetë në takime me qytetarët në mbarë vendin tha kryedemokrati Basha, për ti degjuar zerin e tyre dhe per te hartuar me pas platformën përmes së cilës synon të nxjerrë vendin nga kriza./Oranews.tv/