Miratohet akti normativ i buxhetit, Cani: I domosdoshëm, Opozita: Ulen të ardhurat
Me 74 vota pro dhe 23 kundër, Kuvendi miratoi pas 12 orë debatesh aktin normativ për ndryshimet në buxhet.Nga foltorja e Kuvendit Ministri i Financave Shëklqim Cani, e ka cilësuar rishikimin e buxhetit akt të dosmosdoshëm . Duke pranuar se buxhetit i mungojnë mbi 15 miliardë lekë Cani renditi shkaqet por tha se nuk është përgjegjësi e qeverisë.Opozita ka shprehur përmes ish ministrit të financave Ridvan Bode, votën e saj kundër duke arsyetuar se është një model i dështuar dhe i dëmshëm për ekonominë e vendit.Pjesa e parë e seancës parlamentare ishte e zhurmshme me debate të shumta, por në pjesën më të rëndësishme të saj kur nisi dhe debati për rishikimin e buxhetit Ministri i Financave e prezantoi draftin në një sallë thuajse të boshatisur. Pjesa më e madhe e Qeverisë nuk ishte prezent po ashtu edhe deputetët në sallë.Shkëlqim Cani: "Së pari ishte i domosdoshëm sepse e patëm një reform të thellë administrative dhe territoriale dhe lind nevoja që të përshtaten më së miri buxhetet për njësitë e reja vendore. Akti normative nuk shton me asnjë lek të vetëm deficitin e programuar. Pra qeveria mban zotimin e saj lidhur me borxhin publik, ruhen treguesit bazë makroekonomikë në tërësinë e tyre dhe janë dy sektorët bazë që po marr në analizë, atë që është prodhimi më i tepërt i energjisë elektrike në Shqipëri dhe ulja e importeve. Kur ulen importet doganat nuk mund të realizojnë të ardhurat e tyre menjëherë, sepse çdo kalim energjie në doganë thithet menjëherë. 1.2 mld lekë mungojnë për shkak të uljes së normave të interesit. Janë 2.2 mld lekë që i mungojnë buxhetit por vijnë për shkak të kompesimit të tvsh-së me sistemin e ri të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. 2 mld lekë mungojnë për shkak të ndryshimit procedurial të raportimit të taksës së qarkullimit, taksës së karbonit dhe ambalazhi. I mungojnë buxhetit 3.2 mld lekë nga 15.5 mld lekë dhe janë kryesisht nga cigarette e importit. Janë faktorë tërësisht jashtë qeverisë për 15 mld lekë nga 15.5 lekë që ishte shuma që ju përmenda".Ridvan Bode: Kemi bindjen se qeveria në këtë aksion synon vetëm disa miliona më shumë në buxhet sot dhe nuk është e vetëdijshme për deformimin e rrezikshëm që mund të pësojë tregu nga ndërhyrje të tilla policore dhe masa banditeske. Po cfarë ndryshojnë në shpenzimet e buxhetit në aktin normative? Nuk është e vërtetë se janë lëvizje të parëndësishme. Hiqen shpërblimet e fundvitit në administratën publike edhe pse në dy vjet pagat e tyre nuk janë rritur asnjë qindarkë. Hiqen 15 mln dollarë tëprogramuar për rrtjen e pensioneve edhe pse çmimet vijojnë në rritjen e tyre. Shtohen shpenzimet administrative të qeverisë me përfitimet e këtyre dy shkurtimeve, paksohen dhe nuk rriten sic u tha këtu. Pakësohen shpenzimet për investime publike me 5 mld lekë, pro më e keqja pakësohen me 100 mln dollarë investimet me financimet të huaj për projektet e mëdha të infrastrukturës për të shtuar 50 mln dollarë në projëektet e fasadave të bashkive pjesë e fushatës elektorale si dhe të investimeve të tjera të dikastereve, para që shpnezohen pa eficencë, pa transparencë dhe jashtë vëmendjes së publikut. Investimet publike bien në nivelin minimal historik. Për këtë arsye grupi parlamentar i PD nuk do ta votojë këtë akt normative dhe i bën thirrje qeverisë të reflektojë mbi thelbin e shkaqeve dhe faktorëve që sjellin në një sitatë të tillë dhe të lërë mënjani thirrjet mburravece dhe akuzat ndaj opozitës.Aldo Bumçi: "Në një situatë të tillë të keqe, qeveria thotë do bëhet edhe më keq, Pse? Sepse nëse një buxhet ishte thënë që do vijë në ndihmë, duke rritur pagat, ndihmën ekonomike, duke investuar në rrugë e ujësjellësa, po shkurtojmë buxhetin që mos ju vijnë në ndihmë. 200 mln lekë shkurtohen nga pagesa e papunësisë edhe pse ajo rritet. Kryeministri si sulltan ka ndaluar ndërtimin që ka mbajtur me bukë 50 mijë persona në Shqipëri. Dhe ka 2 vjet që ka ndaluar edhe ato grupet e vogla nëpër fshatra. Ka vetëm një munëdsi, ulni taksat, thjeshtoni procedurat, çlironi sektorin e ndërtimit, ekonominë, bëni gjithçka ndryshe nga ajo që keni bërë, me shpresën që mund të fillojë ringritja, sepse nuk jeni të besueshëm[caption id="attachment_577841" align="alignnone" width="976"]
Ne foto: Votimi per miratimin e aktit normativ për ndryshimet në buxhet[/caption]Kuvendi anashkaloi buxhetin, debate per marrëveshjet mes kompanive CEZ-DIATë mbledhur për të diskutuar rishikimin e buxhetit deputetet ia kushtuan pjesën më të madhe të debatit diskutimeve jashtë rendit të dites.Çështjet e ditëve të fundit si ajo e marrëveshjes mes kompanive CEZ-DIA, dhe ajo e trafikut të drogës morën gjithë vëmendjen dhe energjinë e parlamentit për disa orëPor i menjëhershëm ka qenë reagimi i Erjon Braçes i cili akuzoi ish-kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Financave Ridvan Bode se janë hajdutet kryesorë në këtë aferë.Nje tjetër pikë ku u fokusua debate ishte dhe trafiku i drogës.Kuvendi në debate për CEZ, Berisha e Braçe dakord për hetimin e aferësDekriminalizimi” nuk diskutohet në shtator, Paloka: U gjet qimja në vezëTahiri: Po luftojmë realisht kultivimin e kanabisit, Patozi: Je ministri më i akuzuar për lidhje me krimin Topalli-Canit: Po talleni me shqiptarët"Çfarë kuponi do t’i kërkoni atyre që marrin bukën me listë. Statistikat e qeverisë suaj janë se importi është rriutr me 10%. Kujt i thua ti se çmimi ka rënë, kujt i thua ti se është rritur prodhimi?Me kë talleni ju ministër kur thoni se ky vend po rritet ekonomikisht. Ne shqiptarët mund të kemi shumë difekte, por shqiptarë budalla nuk gjen. Është më mirë që kryeministri nuk vjen as në ditën e buxhetit,,,është më mirë që kjo sallë është bosh. Zoti kryeministër ke frikë ti thuash popullit po kam dështuar. Ti thuash që ai që vjen në listën e Lezhës është një i burgosur, ke frikë ti thuash; po ky jam unë.Harrojne të ketë zgjidhje diplomatike. Shqipëria është në një moment shumë të vështirë." Cani: Akti normativ nuk shton deficitin dhe nuk rrit taksatMinistri i Financave Shkëlqim Cani dhe se akti normativ i buxhetit nuk parashikon rritje të taksave dhe as nuk shton deficitin. Cani tha se në 2 vjet kjo qeveri i dha buxhetit të shtetit 71 mld lekë më shumë, ndërsa qeveria e djathtë tha Cani në 4 vjet nuk i dha buxhetit as 28 mld lekë."Nuk ka për të patur rritje taksash, pra kjo qeveri nuk ka në programin e saj rritjen e taksav. Përkundrazi ne po shohim cdo mundësi për uljen e taksave. Ky akt normative nuk i prek funskionet kryesore të institucioneve buxhetore dhe në vecanti investimet publike. Duke marrë shkas nga debatet në komisionin e ekonomisë jam i detyruar të kërkoj ndjesë për të sqaruar më gjatë dfisa cështje që disa deputete mund të kenë keqinformim. Atë që është kërkuar këto ditë nga qeveria është se përse ne kemi realizuar në vitin 2015 vetëm 31.2 mld lekë më shumë se viti i fundit i qeverisë suaj. Për periduhën janar-korrik ne karkohet pse kemi 31.2 mld lekë më shumë në 7 mujor janar korrik 2015 sesa janar-korrik 2013. Kjo është kërkesa, dhe po të doni na kërkoni llogari pse ne kemi dhënë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit gjatë 2014 në krahasim me 2013 për 40 mld lekë, pra në total ju na kërkoni llogari pse ne i kemi dhënë publikut, buzhetit të shtetit 71 mld lekë më shumë se ju. Ndërkohë ju për 4 vite nuk i keni dhënë as 28 mld lekë më shumë. Pra këtë llogari na kërkoni." Rendi i ditës1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 7.09.2015. (neni 44, pika 2, Rregullore)2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend. (neni 44, pika 3, Rregullore)3. Akti Normativ nr. 1, datë 29.07.2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 160/2014, për buxhetin e vitit 2015”. (nenet 73-77 dhe 88, Rregullore) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. (Për votim) (neni 83, Kushtetutë)5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 min