Policia italiane: 1 në çdo 3 emigrantë klandestinë nuk pranon të identifikohet

1 në cdo 3 emigrantë klandestinë në Itali, refuzon të identifikohet. Këtë fakt e ka pohuar Policia italiane e investigimit teknik gjatë një seance dëgjimore ne Parlamentin italian mbi sigurinë në sistemin e sistemimit të emigrantëve.Ndër 122 mijë emigrantë të mbërritur në territorin italian gjatë 2015, vetëm 81 mijë prej tyre kanë pranuar të regjistrohen, baraz me 66 % të numrit të përgjithshëm, ndërsa 41 mijë nuk e kanë pranuar këtë procedurë.Drejtoresha e Policisë së investigimit teknik Daniela Stradiotto ka deklaruar se "nëse një emigrant refuzon të regjistrohet, ne nuk mund ta detyrojmë t'i nënshtrohet regjistrimit". Shumica e emigrantëve që nuk e pranojnë procedurën e identifikimit janë me kombësi siriane, eritrea e somaleze.Policia Italiane ka kërkuar nga Parlamenti Italian një normative më të përshtatshme ligjore me instrumenta të reja që të lejojnë mbajtjen e emigrantëve të paktën 72 orë në strukturat italiane në vend të 12 orëve të parashikuara deri më tani, në mënyrë që t'i bindin për identifikimin e tyre.Pra janë rreth 41 mijë emigrantë klandestinë që mbërrijnë në territorin italian, për të kërkuar asistencë e mbrotje, por që nuk pranojnë të identifikohen. Arsyeja është pasi pothuajse të gjithë ata e njohin mirë Traktatin e Dublinit në bazë të të cilit vendi i parë ku identifikohet e regjostrohet emigranti, është dhe vendi i së drejtës së tij për të prezantuar kërkesën e azilit. Por emigrantët nuk duan të qëndrojnë në Itali , shumica e tyre dëshërojnë ta nisin jetën e rë në një vend të Europës Veriore."Shpesh akuzohemi, është shprehur drejtoresha e Polcisë së investigmit teknik Daniela Stradiotto, se kemi humbur 60 mijë emigrantë, por nuk është kështu. Pas Gjermanisë Italia është vendi që realizon më shumë identifikimin e regjistrimin e emigrantëve. Dhe nëse Gjykata Kushtetuese autorizon detyrimin me forcë të individit, ekzistojnë procese teknike që e bëjnë të pamundur, si mbyllja e syve e qëllimshme nga ana e emigrantit, shtrëngimi i duarve për mos marrjen e shenjave të gishtërinjve etj./Oranews.tv/