Merkel: Azilkërkuesit nga vendet e konfliktit të punësohen
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është shumë e rëndësishme që të gjithë azilkërkuesit nga vendet e konfliktit të pajisen jo vetëm me nje status ligjor, por edhe të kenë mundësinë e punësimit. Gjatë vizitës në zyrën rajonale që vendos mbi kërkesat për azil, Merkel u shpreh:"Unë mendoj se ky model, pra bashkëpunimi mes Zyrës së Punës dhe Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë, përfaqëson atë që ne duam të arrijmë gjatë muajve të ardhshëm. Pra që të rrisim numrin e azilkerkuesve të regjistruar si rezidentë dhe që më pas të fitojnë të dretën për tu paraqitur në zyrat e punës. Që nga fillimi i shtatorit, ne mnynih kanë mbërritur rreth 33 mijë emigrantë, teksa po kaq arritën përgjatë vitit 2014".Ndërkaq Berlini vijon të presë qindra klandestinë me autobusë dhe me trena. Në orët e para të së enjtes arritën 500 persona, të cilët u strehuan në sallat sportive të Parkut Olimpik të qytetit.Qeveria gjermane deklaron se gjatë këtij viti pret 800 mijë klandestinë./Oranews.tv/