Statistikat e BE: Gati 10 mijë shqiptarë ikën për azil në Europë përmes Greqisë
Sipas statistikave të Bashkimit Europian rreth 10 mijë shqiptarë kanë hyrë në Greqi duke përdorur këtë vend si tranzit për të emigruar9.713 emigrantë shqiptarë kanë hyrë në Greqi gjatë këtij viti me qëllim vendet e Europës Perëndimore.Zyra Ndërkombëtare e Migracionit ka bërë një studim për origjinën e emigrantëve që kanë hyrë në Greqi dhe Itali, si dy vendet me numrin më të madh të klandestinëve.Sipas këtij studimi, 88.204 prej atyre që hyjnë në Greqi nëpërmjet Turqisë kanë origjinë siriane, 32.414 nga Afganistani, 99.445 nga Pakistani dhe 5.421 nga Iraku.Origjina e atyre që hyjnë në Itali, kryesisht nga brigjet libiane është: 25.657 nga Eritrea, 11.899 janë nigerianë, 7.538 nga Somalia, 5.658 kanë ardhur nga Sudani dhe 5.495 nga Siria.Presidenti i ekzekutivit të Bashkimit Evropian bëri thirrje për zhvendosjen emergjente në 28 vendet e uninonit të 120 mijë klandestinëve, të cilët kanë hyrë në Bashkimin Europian nëpërmjet Italisë, Greqisë dhe Hungarisë.Britania, Danimarka dhe Irlanda nuk janë të detyruara ligjërisht, por kanë të drejtë fakoltative që të marrin pjesë ose jo në strehimin e tyre.Kurse Italia, Greqia dhe Hungaria janë të përjashtuara për shkak të numrit të lartë të emigratëve të strehuar në këto vende.Skema e shpërndarjes së refugjatëve është e ngjashme me atë të shpallur ne muajin prill për zhvendosjen e 40 mijë refugjatëve nga Italia dhe Greqia, propozim i cili nuk u pranua gjerësisht.Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker tha të mërkurën se 500 mijë emigrantë besohet të kenë mbërritur nga janari i 2015 dhe deri tani.Ky është plani i shpërndarjes së 160 mijë refugjatëve në vendet e Bashkimit Europian, nëse këto të fudnit do të pajtohen me planin e ri.Austria 4.853 klandestinë Belgjika 5.928 Bullgaria 2.172 Kroacia 1.811 Qipro 447 Republika Çeke 4.306 Estonia 1.111 Finlanda 3.190 Franca 30.783 Gjermania 40.206 Letonia 1.043 Lituania 1.283 Luksemburgu 808 Malta 425 Holanda 9.261 Polonia 11.946 Portugalia 4.775 Rumania 6.351 Sllovakia 2.287 Sllovenia 1.126 Spain 19.219 Suedia 5.838 klandestinë