Stuhi në Sarandë, rrëzohet vinçi i portit të mallrave, probleme në disa rrethe

Reshjet e shiut dhe stuhitë e forta që e shoqëruan pasditen e së enjtes kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe gurësh e probleme në qarkullimin e mjeteve.Më e dëmtuar nga kjo situatë ka qënë qyteti i Sarandës ku ka patur përmbytje të disa banesa dhe bizneseve, ndërsa në port është krijuar një gjendje kaotike pasi për shkak të stuhisë është rrëzuar një vinç duke rënë mbi dy peshkarexha.Për pasojë pati dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht kaloi pa të lënduar.Si pasojë e reshjeve është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale Burrel - Milot.Për reth 7 kilometra, automjeteve u është dashur të lëviznin duke përdorur vetëm një korsi për shkak të rënies së gurëve në rrugë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se rrezikshmëria në këtë segment është e lartë për shkak se befasisht mund të goditesh nga gurët dhe të përfundosh në liqenin e Shkopetit.[caption id="attachment_577788" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Guret e rene ne aksin Burrel-Milot Ne foto: Guret e rene ne aksin Burrel-Milot[/caption]Edhe në qarkun e Kukësit pati rrëshkitje gurësh e dherash në disa rrugë rurale  dhe u kërkua ndërhyrja e mjeteve të rënda për largimin e inerteve.[caption id="attachment_577790" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rreshqitja e dheut ne Kukes Ne foto: Rreshqitja e dheut ne Kukes[/caption]Rreshjet e dendura të shiut sollën rreshkitje gurësh e dherash në rrugën e Lozhan-Moglices në Korcë, ndërsa u desh ndëhyrja e zyrës së Emergjencave per hapjen e këtij aksi rrugor.[caption id="attachment_577792" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rreshkitje gurësh e dherash në rrugën e Lozhan-Moglices Ne foto: Rreshkitje gurësh e dherash në rrugën e Lozhan-Moglices[/caption]Paavrësisht dëmeve efekti pozitiv i reshjeve të shiut është rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës dhe shuarja e zjarreve, që kishin përfshirë prej ditësh disa zona të Kukësit, Hasit e Tropojës, ku u shkrumbuan më shumë se 120 hektarë me kullota dhe pyje.[caption id="attachment_577598" align="alignnone" width="640"]photo 1 (1) Ne foto: Vinci i rrezuar nga moti i keq ne Sarande[/caption][caption id="attachment_577599" align="alignnone" width="640"]photo 1 Ne foto: Moti i keq ne Sarande[/caption][caption id="attachment_577600" align="alignnone" width="640"]photo 2 (1) Ne foto: Moti i keq ne Sarande[/caption][caption id="attachment_577601" align="alignnone" width="640"]photo 2 Ne foto: Moti i keq ne Sarande[/caption][caption id="attachment_577603" align="alignnone" width="640"]photo 3 Ne foto: Moti i keq ne Sarande[/caption][caption id="attachment_577604" align="alignnone" width="640"]photo 4 Ne foto: Moti i keq ne Sarande[/caption][caption id="attachment_577605" align="alignnone" width="640"]photo 5 Ne foto: Moti i keq ne Sarande[/caption][caption id="attachment_577606" align="alignnone" width="640"]photo Ne foto: Moti i keq ne Sarande[/caption]