Tahiri: Po luftojmë realisht kultivimin e kanabisit, Patozi: Je ministri më i akuzuar për lidhje me krimin
Debate në Kuvend për trafikun e drogës. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se qeveria po lufton realisht fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike.Sipas tij sipërfaqja e mbjellë me drogë është 8 herë më pak sesa kur demokratët lanë detyrën. Ai citoi shifrat e Guardia di Financa.Tahiri shtoi se i kishte kërkuar prokurorisë me inisiativë të hapë hetimet duke u vënë në dispozicion që të hetohet plotësisht cdo akuzë e politikës apo dhe e Zaganit.Deputeti demokrat Astrit Patozi deklaroi se Tahiri ishte ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje me krimin e organizuar.Saimir Tahiri: "Po luftojmë realisht fenomenin. Sipërfaqja e mbjellë me drogë është 8 herë më pak sesa kur latë detyrën. Po sjell shifrat e Guardia di Financa: Sipërfaqe e kultivuar me hashash në vitin 2013 ishte 323 ha në Shqipëri nga të cilat policia deri në shtator kur ka marrë detyrën kjo qeveri kishte shkatërruar 7.5 %. Janë 932 ton në 2013. Sipërfaqe e kultivuar në 2015, 44 ha në nga të cilat policia ka shkatërruar 96 %. Nuk mund të pranoj që për hir të politikës drejtoni gishtin nga ne se është mbjellë më shumë kanabis gjatë kohës së kësaj qeverisjeje. Unë nuk kuptoj si të mos e shihni me sy se ky është viti i parë që pas vitit 1991 kur numri i vrasjeve është më i vogli krahasuar me çdo vit tjetër që nga viti 1991.Patozi: Ne të dy kemi një diferencë të madhe. Unë pres që të vërtetat e mia ti dëgjojnë shumë njerëz ndërsa ti mezi pret të kalosh radhën edhe në këtë seancë. Unë në jetën time nuk kam marrë kurrë as si ai emaili poshtërues dhe as si ajo sms e para një viti të cilat do të ishin shkaqe të majftueshmve që një politikan me dinjitet të jepte dorëheqjen. Por ky nuk është problemi yt më i madh. Problemi yt më i madh është se në rast se tund disa shifra me idenë se unë nuk kam kundërpërgjigje, dhe mendon se po fsheh kokën si struci të jesh i sigurtë se ne na dëgjojnë 3 milionë shqiptarë. Dhe 2.5 milionë i kanë parë me sytë e tyre live fushat e hashashit anembanë Shqipërisë. Kjo është e vërtetë po aq sa është e vërtetë që je ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar që nga media, politika, njerëz të thjeshtë e deri tek punonjës të policisë. Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen. Por kam bindje se ti nuk je e keqja e madhe, sepse dorëheqja jote prapë nuk mjafton. pasi jam shumë i sigurtë se në vendin tënd ai që do vijë do të bëjë të njëjtën punë sepse kam bindjen absolutese qëbandat me lidhje politike në Shqipëri kanë licencë për të mbjellë hashash për të vrarë e prerë në këtë vend dhe problemi këtu është kjo qeveri. [caption id="attachment_577458" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Patozi ne te majte, Tahiri djathtas fotos[/caption] /Oranews.tv/