Pollo në Kuçovë: Rama humbës dhe dështak, fryma drejt fitores së tretë të PD-së

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Kuçovë.Në fjalën e tij Ministri Pollo u shpreh:“Opozita në vendin tonë është treguar kundër Shqipërisë evropiane. Kjo fushatë që po zhvillohet  shkon përtej elektoratit të Partisë Demokratike. Vota për Partinë Demokratike, është një votë për një Shqipëri më të mirë, pasi qeveria e me kryeministrin Sali Berisha, ka ditur të bëjë reforma të suksesshme. Shqipëria është vendi i veëtm në rajon që ka patur rritje ekonomike.”Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, nuk ka lënë pa përmendur gjithashtu edhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama duke e cilësuar atë humbës dhe dështak.“Fryma është drejt fitores së tretë të Partisë Demokratike” është shprehur Pollo.