Fier, arrestohen dy persona për vjedhje, ndalohet një tjetër i shpallur në kërkim

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona për vjedhje, dhe ka ndaluar  një tjetër të shpallur në kërkim.Policia e qytetit të Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit Afrim Teta, 20 vjeç dhe Sinan Laçi,21 vjeç, pasi i ka ndaluar ata me një kamionçinë me 5 mijë litra naftë bruto.Nafta bruto që ndodhej në kamionçinë, dyshohet që të jetë vjedhur në një kompani nafte.Policia e qytetit të Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.Burime po nga policia e fierit bëjnë me dije edhe arrestimin e 24-vjeçarit, Paqsor Hatija, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia.24-vjeçari është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të vjedhjes dhe të shkatërrimit të pronës.