Ambasadori Selimi: Bllokimi i miellit nga Kosova jo i drejtë

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sulejman Selimi ka reaguar për bllokimin e miellit në kufi.Diplomati kosovar e ka përcaktuar si të padrejtë këtë rast dhe ka kërkuar që të tilla gjera të mos përsëriten më midis dy vendeve. Sipas Selimit tashmë është kontaktuar me institucionet përkatëse dhe po priten sqarimet.“Kemi kontaktuar me Ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje. Është hera e parë që kompanisë i kërkohet certifikata e aflatoksinës. Situata të tilla nuk duhet të ndodhin mes dy vendeve, ne presim që kjo çështje të zgjidhet” është shprehur Selimi.Ndërkohë, ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti  e ka cilësuar sit ë nxituar bllokimin e kamionëve me miell të ardhur nga Kosova duke theksuar se nuk duhet të pengohet dëmtimi i interesave të konsumatorëve.Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Edmond Panariti i cili ka theksuar se duhet të pengohet dëmtimi i interesave të konsumatorëve shqiptar e kosovar.Panariti e ka përcaktuar të nxituar dhe të dëmshme që pa u njoftuar autoritetet përkatëse të ndërmerren akte bllokimi, përjashtimi dhe sekuestroje  për mallrat dhe shërbimet përkatëse.Ndërkohë, mediat kosovare theksuan dje se prej pesë ditësh kamionë me miell janë të bllokuar në kufi, duke mos u lejuar të futen në Shqipëri.