Vlorë, zhduken në det 2 peshkatarë, ministria e mbrojtjes dërgon helikopter

Ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e dy peshkatarëve të cilët rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm në afërsi të Zvërnecit në Vlorë.Dy të rinjtë 25 vjeçar Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashkllari, të dy nga Vlora, pasi kanë marrë mjetin e tyre, tip skaf i vogël me një motor të vogël në bord janë nisur për peshkim rreth orës 00:02 pas mesnate.Të shqetësuar familjarët e tyre kanë lajmëruar policinë e cila në bashkëpunim me atë kufitare kanë nisur kërkimet në det të hapur.Ndërkohë familjarët e dy peshkatarëve kanë kërkuar dërgimin e një helikopteri për gjetjen e tyre në det të hapur.“I lutem ministrisë së mbrojtes për të dërguar një helikopter për të më shpëtuar djalin. Janë dy të rinj nga 25 vjeç që janë në det të hapur” është shprehur Violeta Bashkllari, nëna e një prej peshkatarëve.Sipas saj, kontakti i fundit me djalin e saj ka qënë rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe më pas thotë ajo telefoni i djalit ka dalë i fikur.Familjarët e dy të rinjëve po rrinë me shpresë përpara godinës së policisë kufitare të Vlorës për marrjen e ndonjë informacioni në lidhje me ta.Ndërkohë që apelit të familjarëve i është përgjigjur Ministria e mbrojtjes e cila ka nisur në drejtim të Vlorës një helikopter për të gjetur dy të rinjtë.Ndërkohë drejtori i kufirit dhe migracionit në Vlorë, Selman Tema  i cili ndodhet në terren, ka bërë me dije se në kërkim të mjetit kanë dalë policia kufitare me mjetet e saj, Guardia di Finanza si dhe roja bregdetare. “Ne kemi komunikuar me telefon më të rinjtë para disa orësh por largësia si dhe valët e detit shpesh na kanë ndërprerë lidhjen. Ndërkohë shpresojmë se do ti gjejmë pasi janë vënë në kërkim shumë mjete detare” tha ai.Po ashtu dhe moti i keq që ka ardhur duke u përkeqësuar , do ta bëjë edhe më keq situatën për gjetjen e dy të rinjëve të cilët, kanë humbur kontaktin prej shumë orësh.Fatmir IsmailiGëzim BashkllariForcat e armatosura angazhohen në kërkimin e 2 peshkatarëveForcat e Armatosura angazhohen në operacionin e kërkim shpëtimit të dy peshkatarëve në afërsi të Zvërnecit, Vlorë."Sot në orën 07.00 një anije "ARCH ANGEL" A-05 e Rojes Bregdetare të Forcave Detare është angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve që kanë humbur gjurmët në det në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Anija A-05  me një ekuipazh prej katër vetë i është bashkuar mjeteve dhe forcave të Policisë Kufitare dhe forcave të tjera të që janë angazhuar në këtë operacion" thuhet në deklaratë.Gjithashtu në deklaratë thuhet se "në orën 12.55, me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, në operacion u përfshi edhe helikopteri "COUGER" i Forcës Ajrore. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në të gjithë hapësirën e Gjirit të Vlorës, në afërsi të Sazanit dhe Karaburunit, por deri tani ende nuk ka ndonjë gjurmë të peshkatarëve të humbur".Ndërkohë, në orën 14 20 nga Baza Ajrore e Helikopterëve në Farkë është nisur drejt Gjirit të Vlorës një tjetër helikopter, tip AB- 205 me dy pilotë në bord i Forcave të Ajrore.Kështu, aktualisht në operacionin për gjetjen e dy peshkatarëve të humbur në Gjirin e Vlorës nga Forcat e Armatosuara janë përfshirë:-    Anija "ARCH ANGEL" A-05 e Rojes Bregdetare të Forcave Detare,-    Helikopteri "COUGER" dhe helikopteri AB- 205 I Forcave Ajrore.Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në të gjithë hapësirën e Gjirit të Vlorës.