Reformimi i tregut të punës dhe arsimit, reforma HARTZ si model gjerman
Kryeministri Sali Berisha kërkon të përfshijë reformën gjermane Hartz për reforminin e tregut të punës në vend, model ky që përdoret edhe në Angli Francë dhe Zvicër dhe është parë si një nga nismat më të mira ku kritikat ndaj punëimit ishin në nivel të larta. Kjo reformë kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes zyrave të punësimit shtetërore dhe agjensive private, që këto të fundit mos të dërgojnë vetëm punëkërkues në vendet fqinje por edhe ti trajnojnë e ti punësojnë në bizneset vendase. Gjithashtu reforma gjermane Hartz thotë se një i papunë do të punësohet në vendin vakant të një kompanie pavarësisht se nuk mund të jetë i profilit të tij, nëse nuk pranon do të dal nga skema me idenë se çdo punë është më e mirë se ndihma nga shteti. Gjithashtu reforma kërkon uljen e moshës së pensionit.Kryeministri Berisha reformën Hartz ia detajoi agjensive private të punësimit, drejtuesve e akademikëve duke i thënë se kërkimet shkencore janë në fokus të qeverisë.Kryeminsitri kërkoi më tepër angazhim dhe punë nga agjensitë rajonale të punësimit që Berisha i quajti të varfëra ndërsa me ngulm kërkoi edhe rritjen e punonjëve në zyrat e punësimit në raportin 1 punonjës për 150 punëkërkues.