Vrasja e 17-vjeçarit në Tiranë, pranga 2 autorëve
Policia e Tiranës ka ndaluar sot dy autorët e vrasjes së 17-vjeçarit Gjergji Prenga ndërsa ka shpallur në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorë të tyre.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy 18-vjeçarët Besar Seci 18 vjeç dhe Skerdilajd Hyka 18 vjeç, të dy të lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë të cilët dyshohen të jenë autorët e vrasjes së 17-vjeçarit Gjergji Prenga.Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19.40 në rrugën "Ilia Shyti", tek Kodra e Priftit, ku dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me dy bashkëmoshatarë të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e tyre tashmë të identifikar, kanë goditur mjete të forta, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 17 vjeçarin Prenga i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.Për këtë çëshje, strukturat për krimet e Rënda në Policinë pas analizimit të informacioneve dhe administrimin e provave në vendngjarje, arritën zbadhjen dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë, duke arretuar në kushtet e flagrancës autorët kryesor të vrasjes.Materilat ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vrasje me dashje e realizuar në bashkëpunim.