Shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër, nis restaurimi i banesës Monument Kulture

Pas një kalvari të gjatë problemesh në lidhje me restaurimin e shtëpisë së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare punimet e rinisura po ecin me ritme të përshpejtuara.Arkiteketi që po punon për resturimin e këtij objekti, Agron Doraci, ka pohur se brenda muajit nëntor pritet të përfundojnë punimet.Aktualisht ka përfunduar pjesa e fasadës së jashtme dhe po punohet me ornamentikën e brendshme.Ndërkohë po shtrohet kalldrëmi në nënkalimin ku mbështet një pjesë e banesës në pjesën jugore ku lidhen dy lagjet me besimet e ndryshme që Kadare i ka përshkruan në veprën e tij.Gjithçka sipas zbatuesit të këtij projekti z.Doraci po bëhet në përputhje me elementët karakteristik të qytetit, pasi në këtë godinë pas djegjes së saj nuk kishte ngelur asnjë element.Përfundimi i kësaj godine në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit sipas arkitektit Doraci, do të jetë një dhuratë shumë e bukur për të.Në lidhje me fuksionin e kësaj godine pas përfundimit të punimeve është meNduar që ajo të kthehet në një bibliotekë, po sipas Agron Doracit dhe një grupi intelektualësh gjirokastritë, ajo duhet të mbetet vetëm në funsksion të evidentimit të veprës së Kadaresë dhe arkitekturës së banesave gjirokastrite.Sipas tij është vepra e Kadaresë që e ka bërë mjaft të njohur qytetin e gurtë, madje kur vijnë vizitorët kërkojnë me detaje atë çka ka përshkruar në librat e tij Kadare.Banesa e shkrimtarit Ismail Kadare është listuar si një nga objektet më të vizitueshme gjatë këtij sezoni turistik edhe pse është në restaurim.[caption id="attachment_562000" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Shtepia e Kadarese ne Gjirokaster Ne foto: Shtepia e Kadarese ne Gjirokaster[/caption]Rikonstrusksioni i saj nisi në 2009, por u bllokua në 2011 për shkak të pronësisë së banesës ngjitur me të, ajo që në romanin e Kadaresë njihet si shtëpia e Kako Pinos.Sipas projektit duhej të mbështetetej harku i gurtë ku ishte nënkalimi dhe për këtë pas shumë përpjekjesh u lëvrua një fond prej 1.5 milionë lekësh.Pas 4 vitesh pezullimi të punimeve, ato do të rifillonin me fondin e dhënë nga UNESKO në vlerën e 114 mijë eurove.Banesa ka tre kate dhe mban statusin Monument Kulture kategori e parë. Ajo u dogj plotësisht nga zjarri në vitin 1999.Nga trajtimi arkitektonik, kjo banesë është cilësuar si një ndër më të arrirat dhe në pozicionin më dominues ku gjithashtu janë edhe mjaft objekte të tjera me vlerë si ajo e Ficove, Kokalarit, Xhaxhiut etj