Bankers Petrolium, kompania publikon bilancin për tremujorin e dytë të 2015

Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, "Bankers Petroleum" ka publikuar bilancin e saj për tremujorin e dytë të vitit 2015.Sipas të dhënave  Bankers Petrolium ka rritur prodhimin mesatar të naftës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 në masën 1.4% ku  sipas përllogaritjeve rezulton se  prodhimi mesatar nga fushat naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe të Kuçovës në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ishin 20,045 fuçi në ditë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit që ishte 19,767 fuçi në ditë.Në një deklaratë të shpërndarë në media, kompania bën me dije se Marzhi i të ardhurave në tremujorin e dytë shkon në  29.52 dollar për fuçi naftë në ditë duke theksuar se vëmendja  është fokusuar në  zhvillimin e infrastrukturës për grumbullimin e naftës me tubacionNjë rritje e ndjeshme është shënuare dhe hë eksportet, ku gjatë tremujorit të dytë përbëjne 78% të shitjeve totale. Sipas kompanisë së prodhimit të naftës, nuk ka ndodhur e njejta gjë me tregun vendas, pasi shitjet ishin më të ulëta gjatë këtij tremujori pasi Bankers i është përgjigjur kërkesave më të lartë të tregjeve të eksporteve.Ndërkohë në gjysmën e dytë të 2015 Bankers planifikon të shpojë pjesën e mbetur prej njëzetë e gjashtë (26) nga totali i gjashtëdhjetë (60) puseve të planifikuar pë t'u shpuar në 2015