Kryeministri japonez keqadhje për vuajtjet e Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri Shinzo Abe ka shprehur në emër të Japonisë keqardhjen e thellë për veprimet e vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore që shkaktuan dëme dhe vuajtje të pamasë.Në deklaratën e mbajtur me rastin e 70 vjetorit të dorëzimit të Japonisë, Abe u angazhua se Tokio nuk do të hyjë asnjëherë në një luftë sërish.Fjalimi i tij është vëzhguar me vëmendje nga Kina dhe Korea e Jugut, vendet që vuajtën më tepër nga mizoritë e Japonisë militariste, ndërsa kishte edhe shqetësime se kryeministri Abe do të përpiqej të minimizonte krimet e luftës."Japonia ka shprehur në mënyrë të përsëritur ndjesitë e keqardhjes së thellë dhe ka kërkuar sinqerisht ndjesë për veprimet e saj gjatë luftës," tha ai.Pasi ka përmendur dy raste kur kabinete të mëparshme i kanë kërkuar ndjesë popujve të Azisë për aktet e japonezëve, Abe ka theksuar se brezat e ardhshëm nuk duhet të paracaktohen që të kërkojnë gjithmonë falje për atë që kanë bërë gjeneratat e kaluara.Disa javë më parë dhoma e ulët e parlamentit të Japonisë miratoi disa ndryshime kushtetuese që i lejojnë ushtrisë të luftojë jashtë vendit për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.