Gjendet i vrarë në banesë i riu rus në Ravena, krimi dyshohet se u krye nga një shqiptar

Një shqiptar 23 vjeçar i dyshuar për vrasjen e një rusi 25-vjeçar në Ravena të Italisë mbrëmë rreth orës 21:45 është vetëdorëzuar në polici. Korrespondentja e Ora Nevvs Alba Kepi njofton nga Roma se sipas autoriteteve italiane, shqiptari dyshohet se e ka ekzekutuar të riun rus me një plumb të vetëm pistolete.Vetëdorëzimi është bërë për shkak se personi është ndjerë i rrethuar nga dyshimet e Policisë e cila kishte arritur në identitetin e tij pas marrjes në pyetje të fqinjëve të viktimës.Policia italiane nuk ka bërë ende të ditur as identitetin e viktimës dhe as identitetin e vrasësit të dyshuar.