Shpërthim i fuqishëm në Xibrakë, po demontoheshin municione

Shpërthimi i një sasie municionesh në shtratin e lumit Shkumbin në Xibrakë të Elbasanit ka dëmtuar me dhjetëra banesa e biznese si pasojë e valës goditëse. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes kur dy kamionë ushtarakë me specialistë të Uzinës së Mjekësit kanë asistuar shpërthimin e një sasi municionesh. Banorët kërkojnë t'u verifikohen dëmet dhe të dëmshpërblehen 100% nga shteti.Çaktivizimi i disa predhave të Luftës së Dytë Botërore nga forcat e ushtrisë shkaktoi shpërthim të fuqishëm në Xibrakë të Elbasanit.Janë me dhjetëra banesa e biznese të dëmtuara nga vala goditëse e paradites së të premtes.Banorët thonë se dëmi është i madh, ndaj kërkojnë verifikim të dëmeve dhe dëmshpërblim.Banori: Unë isha këtu dhe nga vala goditëse u shtriva përtokë, aq e fuqishme ishte. Janë thyer xhama, janë plasaritur shtëpia. Të kompensohen, verifikimi të jetë i drejtë, i përgjithshëm. Jo një i majtë, një i djathtë. Këtu nuk hyn fare politika, çdo gjë e duam të jetë korrekte.Banori: Njerëzit e papërgjegjshëm që i bëjnë këto gjëra le të hiqen njëherë e përgjithmonë.Banori: Në duhet të rrimë roje tani që të kontrollojmë mallin këtu.Banori: Kjo nuk mbahet mend kurrë, ne pësuam si në ’97. Dua nga shteti të na kompensojë dëmin që na është bërë.Nga shpërthimi, i cili sipas banorëve nuk ishte i pari, për fat të mirë nuk pati të lënduar.Banorja: Fëmija ishte aty poshtë, nga tronditja e fuqishme ishte duke më vdekur fëmija nga xhami që ra poshtë.Banorja: Shiko ne, bu bu bu, komshiut tonë i ra tavani në krevat.Prefektura e Elbasanit ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve, ndërkohë që Prokuroria kanë nisur hetimet rreth lëndës shpërthyese dhe zbatimin e masave të sigurisë.[caption id="attachment_561494" align="alignnone" width="640"]xibrake3 Ne foto: Demet e shkaktuara nga shperthimet ne Xibrake[/caption][caption id="attachment_561497" align="alignnone" width="640"]xibrake1 Ne foto: Demet e shkaktuara nga shperthimet ne Xibrake[/caption][caption id="attachment_561496" align="alignnone" width="640"]xibrake2 Ne foto: Demet e shkaktuara nga shperthimet ne Xibrake[/caption][caption id="attachment_561493" align="alignnone" width="640"]xibrake4 Ne foto: Banoret e shqetesuar nga shperthimet ne Xibrake[/caption]