Berati i UNESCO-s ofron mundësi të pakta argëtimi për të rinjtë

Në Berat, të rinjtë kanë pak mundësi zgjedhje për t'u argëtuar. Qyteti i shumë preferuar prej turistëve të huaj për vlerat që ka, për grupmoshat e reja ka pak alternativa. të rinjtë kërkojnë të paktën të rivihet në punë kinemaja e qytetit.Është qytet i mbrojtur i UNESCO-s, por Berati për të rinjtë, ofron pak mundësi për argëtim gjatë stinës së verës.Kinemaja e qytetit, dikur nga më të frekuentuarat, prej të paktën 10 vitesh qëndron e mbyllur.Të rinjtë kërkojnë që bashkia e re ta konsiderojë prioritet këtë grupmoshë.Për vite me radhë, vendorët kanë premtuar hapjen e kinemasë, por fjalët nuk janë konkretizuar asnjëherë deri më sot.