Vazhdojnë ende zjarret pas shpërthimeve në Tianjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2015, 07:31
Në qytetin Tianjin të Kinës, ku kanë ndodhur dy shpërthime masive, vazhdojnë ende zjarret edhe pse kanë kaluar dy ditë nga shpërthimi.Një ekip i ekspertëve ushtarakë kimikë është duke testuar nëse ka gazra toksikë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtorët e shpëtimit janë urdhëruar që të veshin rroba mbrojtëse, shkruan BBC duke cituar mediat shtetërore të Kinës.Ndërkohë, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit gjetën një person i cili kishte mbijetuar nën rrënojat. Po ashtu BBC shkruan se 17 zjarrfikës ishin mes personave të cilit kishin humbur jetën, ndërsa të enjten pasdite u raportua se 18 janë ende të zhdukur.Së paku 50 njerëz kanë vdekur dhe qindra janë plagosur nga shpërthimet që kanë ndodhur në një magazinë me mbetje toksike.
