Policia: Fëmija ka qëndruar me babanë në makinë derisa e mori e ëma

Policia e Korcës ka reaguar për ngjarjen e Pogradecit ku një fëmijë  4 vjec u mbajt në komisariat pasi ishte me të atin, kur ky i fundit u ndalua nga policia pasi kishte prerë lëndë drusore pa leje.Sipas policisë Bledi Leka 36 vjeç pasi është ndaluar nga policia, ka lajmëruar bashkëshortën, e cila ka shkuar në komisariat për të marrë fëmijën.Blutë e Pogradecit sqarojnë “se deri në momentin që erdhi nëna e tij për ta marrë , ka qëndruar me babain, brenda në mjetin e tij, i mbikqyrur nga jashtë prej punonjësve të Policisë. Këtë fakt e deklaron edhe vetë babai i tij, të cilit  Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, i ka dhënë masën “Detyrim Paraqitje”.”Po ashtu policia jape edhe disa sqarime për shëndetin e fëmijës, sipas saj “nga ana e shefit të Pavionit të Pediatrisë në Pogradec, fëmija F.L, 4 vjec  është shtruar në Spiatal ditën e djeshme. Pasi është bërë kontrolli mjekësor, rezulton se fëmija është prekur vetëm  nga  një virozë e stinës. Nga  gjendja  emocionale  nuk paraqet  asnjë problem.”Policia thotë se më pas nga ana e Specialistëve , janë  kryer veprimet  proceduriale për shtetasin  Bledi Leka, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”. njoftimi i policise