Shpërthim me tritol pranë QSUT, vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2015, 08:57
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës pranë QSUT. Për momentin mësohet se nga shpërthimi i një kallëpi tritoli ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ali Baushi’, në kryeqytet, pranë QSUT vetëm një metër larg një pallati të banuar. Ndërsa janë thyer xhamat e disa makinave që ndodheshin në zonë.Nuk dihet se kush ka qenë objekti i këtij shpërhtimi apo autorët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në zonën përreth.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nis hetimet për zbardhjen e saj./Oranews.tv/