Kodheli: Katër anije patrullime për sigurimin e Shqipërisë detare e bregdetare

Ministrja e Mbrojtjes,Mimi Kodheli, jep garancinë për sigurinë detare dhe vijës bregdetare në vend.Përmes rrjetit social facebook, Kodheli ka bërë me dije se janë katër anije në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.“Brigjet dhe deti ynë territorial më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror.Anijet “Butrinti”, “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria” në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.Patrullime të vazhdueshme për të verifikuar, kontrolluar dhe kapur mjetet lundruese që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike” shkruan Kodheli.Pjesë e detyrave dhe angazhimit të mjeteve lundruese shqiptare janë gjithashtu edhe shqetësimi i ngritur mbi ndotjen e mjedisit detar nga tragetet e huaja të cilat bëjnë sharkimin në ujërat tona jo vetëm të naftës dhe gazit, por dhe ujërave të zeza.“Parandalimi i ndotjes së mjedisit detar, peshkimit të paligjshëm, ruajtja e pasurive nëndetare, detare dhe vlerave arkeologjike është gjithashtu pjesë e misionit të detarëve tanë” thekson Ministrja.11 10 9 8 7 6 5 4 3 2