Zjarri në depozitimin e mbetjeve në Velipojë rrezikoi impiantin e ujërave të zeza
Ka qënë një zjarr i vendosur qëllimisht, por që pasojat e tij mund të kishin qënë tepër të rënda.Rreth orës 24.00 të së premtes, persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën vend-depozitimit të mbetjeve urbane në plazhin e Velipojës, duke rrezikuar shpërthimin e impjantit të ujrave të zeza. Përhapja me shpejtësi e flakëve ne këtë pikë që ndodhet ngjitur me impjantin ka vënë në alarm strukturat vendore të Shkodres dhe autoritetet e larta të emergjencave civile. Sherbimi zjarrfikës i Shkodres ndërhyri me mjetet e tij për shuarjen e flakëve, por pamundësia për të përballuar situatën, bëri që në ndihmë t’i vinin zjarrfikëset nga Malësia e Madhe, Puka, Lezha dhe Miloti.Shefi i shërbimit zjarrfikës ringre edhe njëherë shqetësimin se mungesa e hidrantëve po ja vështirëson punën këtyre strukturave, ku edhe në këtë zjarr është dashur të mbushin ujin kilometra të tëra larg, ndërsa janë përballur edhe me mungesë karburanti.Fatmirësisht flakët janë lokalizuar duke shpëtuar depertimin e tyre në impjant, ndërsa shuarja e tyre vijon të jetë e vështirë për shkak se mbetjet kanë përhapur zjarrin ngado. Shërbimi zjarrfikës ka vendosur lënien e 2 automjeve në këtë pikë pasi rreziku i rishfaqjes së zjarrit është prezent.
