Francë, arrestohen 4 shqiptarë, po kalonin emigrantë ilegalë në Angli
Pesë persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me një grup trafikantësh shqiptar, janë arrestuar në veri të Francës. Lajmi është konfirmuar nga zyra e prokurorit të qytetit Boulogne-sur-Mer.Agjencia AFP shkruan se në mesin e të arrestuarve janë katër shqiptarë, ndërsa personi i pesta është një grua që jeton në Francë, por nuk është specifikuar shtetësia e saj.Ata u arrestuan të martën pasi dyshohen se po kalonin ilegalisht emigrantë nëpërmjet kanalit të La Manshit, duke i fshehur ata nëpër kamionë të cilët transportoheshin me anije.Disa burime policore kanë thënë se ky grup po bashkëpunonte me disa drejtues kamionësh.Rreth 3000 emigrantë dhe refugjatë kanë ngritur kampin e tyre në një fshat në portin verior të Calais, duke shpresuar për një mundësi për të kaluar në Britani. Po ashtu Franca ka forcuar praninë e saj policore në Calais.