Pogradec, 4-vjeçari kalon natën në polici, u ndalua me babanë për dru kontrabandë
Një fëmijë vetëm 4 vjec ka kaluar natën në komisariat pasi ndodhej me babanë në momentin e arrestimit të këtij të fundit për dru kontrabandë.Pogradec-Një fëmijë 4 vjeçar ka kaluar natën (nga ora 23:00 e 12 gushtit- deri në mëngjes të 13 gushtit) në komisariatin e Pogradecit.Të mërkurën vogëlushi ka qenë duke udhëtuar me babanë në aksin Korçë- Pogradec, në kamionin që transportonte dru, pa dokumentacionin përkatës, për në fshatin Zvirinë.Shoqërimi në polici- Përmes një njoftimi për shtyp që mban datën e sotme, (14 gusht) policia sqaron se ndalimi i tij është bërë në orën 23:00 të së mërkurës dhe më pas është bërë bllokimi dhe shoqërimi për në ambientet e komisariatit të Pogradecit. "Shoqërimi i tij u bë pasi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “IFA-L60”, pa targa, të ngarkuar me lëndë drusore, të prera pa leje, të cilat po i transportonte pa leje transporti" informon policia.Femija kalon natën në komisariat - Policia pranon se në momentin e ndalimit, ky shtetas brenda në mjet, ka pasur dhe djalin e tij 4 vjeç. Më pas Bledi Leka i ka telefonuar bashkëshortes të shkojë ta marrë fëmijën. Por fshati Osnati, ku banon familja Leka është tre orë larg nga Pogradeci, dhe Majlinda rrëfeu për Ora News se ishte njoftuar në mesnatë nga policia, por në atë orë e kishte të pamundur të gjente mjet për të udhëtuar drejt qytetit të merrte të birin. "Nga ora 23- 07 te mëngjesit të një dite më pasBlutë shfajësohen duke deklaruar: "Fëmija i mitur, deri në momentin që erdhi nëna e tij për ta marrë , ka qëndruar me babain, brenda në mjetin e tij, i mbikqyrur nga jashtë prej punonjësve të Policisë. Këtë fakt e deklaron edhe vetë babai i tij, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, i ka dhënë masën “Detyrim Paraqitje”.Por dhe nëse është kështu, sërish fëmija ka qëndruar i izoluar brenda në ambientet e komisariatit, ku ishte bllokuar makina.Gjithashtu policia në deklaratën sqaruese nuk thotë se sa orë fëmija ka qëndruar në komisariat.Po kështu nëna e 4 vjeçarit zbulon se pas kësaj nate, fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë psikologjike, i paushqyer, dhe me temperaturë të lartë.Lexoni rastin tjetër: Në dhjetor 2014 një 5 vjeçare qëndroi 8 orë në policiRrëfimi i nënës së 4-vjeçarit. Fëmija ka qenë gjatë gjithë natës në komisariat?Po që në orën 10-11 të natës dhe në oren 7 e gjysmë.Kur e keni marrë fëmijën në çfarë gjendje ka qenë?Që kur e mora ashtu ka qenë i sëmurë, i trembur dhe i këputur. Pastaj e çova në shtëpi dhe atje u bë shumë keq.Pastaj e solle në spital?Po sot e solla në spital, e mbajta deri natën më pas thirra policinë.Ishte trembur fëmija nga policia?Po ishte trembur.Ka qarë fëmija?Po dje gjithë ditën ka qarë, ka qenë i këputur . Për të ngrënë nuk ka ngrënë fare. Nuk e di a i kanë dhënë ata në darkë .E keni pyetur fëmijën nëse i ka dhënë brenda roja?Po e pyeta më tha që nuk na ka dhënë.Nuk kishte ngrënë bukë fëmija?Jo, kështu tha.Keni folur me psikolog për fëmijën për të parë gjendjen e fëmijës se sa është trembur?Po, për të trembur është trembur tha por nuk e di.Çfarë problemesh të tjera kishte, virozë apo të ftohur gjatë qëndrimit në komisariat?Po, grykët, me kollë është.[caption id="attachment_561273" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Femija 4 vjec dhe e ema e tij[/caption]Përmes njoftimit të policisë mësohet se në momentin e ndalimit të makinës ka qenë prezent edhe Shefi i Komisariatit të Pogradecit.Ndërkohë përcillet dhe qëndrimi i shefit të Pavionit të Pediatrisë në Pogradec, ku deklarohet se fëmija F.L, 4 vjec është shtruar në Spital ditën e djeshme. "Pasi është bërë kontrolli mjekësor, rezulton se fëmija është prekur vetëm nga një virozë e stinës. Nga gjendja emocionale nuk paraqet asnjë problem."Arrestimi i babait- "Më pas nga ana e Specialistëve , janë kryer veprimet proceduriale për shtetasin Bledi Leka, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 291 dhe 205 të Kodit Penal" thuhet në njoftim.
?