ISIS sulmon kurdët me gaz mustard

Militantët e ISIS dyshohet se kanë përdorur gazin mustard gjatë një sulmi ndaj forcave kurde në Irak.Ministria gjermane e mbrojtjes ka deklaruar se trupat kurde kanë pasur vështirësi në frymëmarrje mbas një sulmi në afërsi të qytetit Irbil në fillim të këtij muaji.Ndonëse ende nuk dihet me siguri se çfarë materiali është përdorur, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se ata besojnë se bëhet fjalë për gaz mustard.ISIS është akuzuar edhe më herët për përdorim të armëve kimike ndaj luftëtarëve kurdë, përkatësisht të gazit klorin.Zyrtarët amerikanë kanë thënë për ëall Street Journal se militantët e ISIS mund ta kenë siguruar gazin mustard në Sirinë fqinje, ndonëse dy vjet më parë qeveria siriane ka thënë se ka shkatërruar të gjithë sasinë e kësaj arme kimike.Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ali Baskey ka thënë se SHBA-të janë duke mbledhur informacione. "Ne po vazhdojmë të marrim të dhëna, pasi të gjitha pretendimet për përdorim të armëve kimike merren shumë seriozisht", u shpreh ai.Gazi mustard, ose mustard sulfuri shkakton dëme në lëkurë, sy dhe në rrugët e frymëmarrjes.gazimustard