Policia e Durrësit ka gjetur në Vlorë motrat Kajtazi të cilat rezultonin të zhdukura që prej 16 korrikut 2015. Dy motrat Orialda Kajtazi 18 vjeçe dhe K.Kajtazi 14 vjeçe nga Durrësi të cilat u larguan nga shtëpia e tyre pasi i vunë zjarrin, u gjetën në një apartament në lagjen Kushtrimi afër sheshit të "Flamurit".Gazetarja e Ora News në Vlorë ka mësuar se dy motrat kishim marrë një apartament me qera nga një agjenci me vlerën e 13 mijë lekëve dhe kishin zgjedhur të fshiheshin në Vlorë që të mos identifikoheshin për shkak të numrit të lartë të pushuesve. Kur vajzat kanë marrë apartamentin nuk kanë negociuar për uljen e çmimit të qirasë.Policia thotë se dy motrat janë largur nga banesa më datë 16.07.2015 me dëshirën e tyre dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.Në dëshminë e dhënë në komisariatin e Durrësit motrat kanë rrëfyer edhe skenarin e largimit nga shtëpia. Ato kanë deklaruar se prindërve u kishin hedhur ilaç gjumi.Ato kanë treguar në polici se shtëpisë i vunë flakën kur prindërit ndodheshin në spital në mënyrë që të inskenonin grabitjen.Vajzat treguan se pas largimit nga shtëpia ato kishin ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve për të mos u njohur nga njeri.Oriada dhe K. Kajtazi do të qëndrojnë në polici derisa të jepet masa e sigurisë.
Dëshmi nga banorët në VlorëBanorët e lagjes në Vlorë ku ishin strehuar dy motrat tregojnë jashtë kamerave se vajzat i shikonin shumë rrallë vetëm kur ato shkonin në market për tu furnizuar me ushqime.Një tjetër dëshmitare, e cila banonte në pallatin ku dy motrat kishin marrë shtëpinë me qera tregon jashtë kamerave se vajzat nuk i shikonte të dilte, por gjithmonë shikonte derën e tyre hapur dhe një vajzë me flokë të zëza më e madhe se 18 vjeç. Dëshmitarja tregon se ka marrë vesh për ngjarjen mbrëmjen e djeshme kur një police femër erdhi në banesën e vajzave duke i shoqëruar ato.Sipas policisë
letra kërcënuese për familjen pas ekspertimit të policisë rezultoi se ishte shkruar nga vajza e vogël.Hakmarrje ndaj prinderve nuk na trajtonin mirëMotrat Kajtazi kanë rrëfyer historinë se si janë larguar nga shtëpia. Ato kanë deklaruar para policisë se janë larguar nga banesa e tyre në orët e vona të 16 korrikut duke marrë me vete 100 000 mijë lekë dhe 100 euro dhe kanë fjetur në një hotel në Durrës.Ato kanë deklaruar se arsyeja e largimit nga banesa është për motive hakmarrjeje ndaj prindërve,pasi nga deklarimet që vajzat kanë bërë në Polici rezulton se ato nuk i trajtonin mirë.Më datë 17.07.2015 janë larguar me autobuz në drejtim të qytetit të Vlorës.Pasi kanë mbërritur atje nga një agjensi imobiliare kanë marrë një banesë me qira ku edhe kanë qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe.Sipas policisë vajzat dilnin pak nga banesa ku qëndronin dhe frekuentonin ambiente që kishte shumë njerëz më qëllim që të mos pikaseshin. Ndyshimet fizike të vajzave nga fotografitë e bëra publike kanë bërë që puna e Policisë të vështirësohej pasi indentifikimi i tyre ishte i vështirë.Po ashtu policia thekson se motrat nuk kanë punuar në asnjë lokal nate apo disko dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.
Si ka nisur ngjarjaNgjarja nis me helmimin e tre pjesëtarëve më të mëdhenj të familjes – babait, Hiqmet Kajtazi, 49 vjeç, mamasë Anila 39 vjeç, dhe Alketës motrës 20 vjeç- vijon me djegien e banesës, dhe zhdukjen e vajzave së bashku me shumën prej 500 mijë lekëve, 4 telefonave e pasaportave.Hiqmet Kajtazi, bashkëshortja Anila dhe vajza e tyre e madhe helmohen nga ushqimi që kishin konsumuar në drekë. I njëjti ushqim u konsumua dhe nga dy vajzat e vogla, Orinda dhe motra e saj k. por këto të dyja nuk kanë patur shqetësime. Ngjarja shënohet në lagjen nr.15 Durrës dhe policia deklaron se po atë ditë të tre transportohen në Spitalin Rajonal Tiranë dhe se ishin jashtë rrëzikut për jetën”.
Një ditë më pas, digjet shtëpia 16 korrik 2015, policia mëson se është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi, në lagjen nr 15, Durrës. Si për koinçidencë ngjarja raportohet të ketë ndodhur pikërisht në 14: 30 por të nesërmen e ditës së helmimit. Kur Hiqmeti sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën e madhe ishin në spital për mjekim . Zjarri djeg vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk kishte pasur njerëz në momentin e rënies së flakëve.
Po atë ditë, 16 korrik 2015, 49 vjeçari së bashku me bashkëshorten e vajzën e tyre të madhe gjejnë shtëpinë e djegur ndërsa dy vajzat e vogla ishin larguar.
Babai denoncon në polici dhe rrëfen çka di: “Pasi kanë ngrënë drekë ,më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa,nuk janë ndier mirë,ndërsa dy vajzat e tjera,Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime. Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa.

[caption id="attachment_561364" align="alignnone" width="640"]

Ne foto: Apartamenti ku u gjeten motrat Kajtazi[/caption]
/Oranews.tv/