Parlamenti grek voton paketën e tretë të shpëtimit
Pas debateve të shumta që zgjatën thuajse gjatë gjithë të enjtes, 13 gusht mëngjesin e së premtes, 14 gusht 2015 Parlamenti i Greqisë miratoi planin e tretë të shpëtimit financiar të vendit.Marrëveshja përmban rritje taksash dhe shkurtime shpenzimesh në këmbim të një planit financiare me vlerë 85 miliardë euro. Plani u miratua me 222 vota pro, 64 kundër dhe 11 abstenime, falë edhe votave të opozitës.Gjatë debatit, Cipras mbrojti atë që ai e quajti një marrëveshje të dhimbshme por të përgjegjshme, duke shtuar se ndonëse ky nuk është triumf, të paktën Greqia nuk është në zi.Kryeministri Aleksis Cipras gjithashtu i mbijetoi edhe një rebelimi domethënës në gjirin e partisë së tij Syriza. Gjatë votimit pati 31 vota kundër dhe 11 abstenime nga deputetët e Syrizës, rebelimi më i madh brenda përbrenda partisë së Ciprasit deri më tani. Tani që Parlamenti në Athinë ka aprovuar marrëveshjen, është radha e ministrave të financës të eurozonës që t'i japin miratimin final planit financiar.Ndërkohë, mediat greke thonë se Cipras do të kërkojë votëbesim nga parlamenti. Demokracia e Re në opozitë, e cila mbështeti marrëveshjen e ndihmës financiare, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Ciprasin në rast votëbesimi./Oranews.tv/