Embargoja ruse, Panariti: Vendim politik, në shtator hapim eksportet me Ukrainën
Embargo ruse ndaj prodhimeve të disa vendeve të Bashkimit Europian përfshirë edhe Shqipërinë është një vendim politk. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shpjegoi për Ora News se Shqipëria ndodhet nën embargon ruse qe prej nje viti si pasojë e shkeljeve proçeduriale. Kreu i dikasterit te bujqësisë bëri me dije se në shtator do të nënshkruajë një marreveshje me Ukrainën per te rritur raportet tregtare. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, komentoi për Ora News në një lidhje telefonike se embargo ruse ndaj prodhimeve shqiptare është një vendim politik.Zyrtari i lartë i qeverise shpjegoi se bllokimi i eksportit të mallrave shqiptare në Rusi aplikohet që prej nje viti dhe se vendimi i tanishem nuk e prek më Shqipërinë.Ministri Panariti u shpreh se tashmë po kërkohen tregje të tjera për të importuar grurë, ku pjesën më të madhe e zë aktualisht Rusia.Edmond Panariti: Ky është një vendim politik i Rusisë jo vetëm me Shqipërinë por edhe me vendet e BE duke përfshirë edhe disa vende të tjera që i janë bashkuiar qëndrimit të BE për embargo ruse. Shqipëria de facto ka qenë nën embargo ruse që nga viti 2014, atëhere ka qenë si prektesk fakti që disa firma të vendeve të BE përdornin certifikatën shqiptare të fallcifikuara për ti futur në tregun rus. Ne reaguam dhe dërguam një delegacion në rusi dhe u gjet një zgjidhje. Ne ishim në prag të hapjes së eksporteve dhe unë pata një konfirmim që eksportet do të hapeshin. Tani jemi përpara një situata që Shqipëria futet në kategorinë e vendeve që i nënshtrohet embargos dhe qartas arsyeja është politike. Kam mbajtur një qëndrim unison përsa i përsa i përget embargos së BE për Rusin pasi ne jemi në rrugen e integrimit të BE, po ashtu jemi edhe anëtar i NATO-s. Eksportet tona kalojnë në doganë dhe regjistrohen si të tilla. Ne këtë vit pavarësisht se ishim në embargon ruse kemi pasur 2 fishim të eksporteve. Po përpiqemi që këtë situatë ta kapërcejme me rrugë të tjera. Kjo nuk do të ndikojë asap në bujqësinë shqiptara.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se në shtator do udhëtojë drejt Ukrainës në përpjekje për të nënshkruar marrëveshje të reja për rritjen e raporteve tregtare mes dy vendeve.Edmond Panariti: Unë në shtator do të udhëtoj në Ukrainë për të nënshkruar hapjen e eksportit të perimeve dhe produkteve bujqësore ndaj tregut të Ukrainës dhe në këtë pikëpamje eksportet tona do të rriten. Unë jam i bindur se një bujqësi që nuk eksporton nuk rritet.Ministri i Bujqësisë u shpreh se pavarësisht se ishim në embargon ruse kemi pasur 2-fishim të eksporteve, pasi ato zënë një peshë më të madhe me vendet fqinje.