Skandal në Pakistan, 300 minorenë u abuzuan seksualisht, 7 në pranga

Shtatë persona janë arrestuar në Pakistan nën dyshimin se janë përfshirë në një skandal të abuzimit me fëmijët dhe në zhvatje.Zyrtari më i lartë në provincën Panxhab dha urdhër për një hetim gjyqësor pas raportimeve për 300 fëmijë të abuzuar dhe 400 videoregjistrime të bëra në harkun kohor të disa viteve.Media lokale ka bërë me dije se një bandë xhironte video të abuzimit të fëmijëve dhe pastaj u nënshtronte prindërit e tyre shantazheve për t'u zhvatur para, në një skandal që ka tronditur vendin me 180 milionë banorë.Korrespondentët e BBC thonë se shumë prej viktimave kanë pasur frikë të raportojnë abuzimet në një shoqëri që u lejon abuzuesve të mburren për aktet e tyre dhe që stigmatizon viktimat.Sipas BBC, abuzimi me fëmijët është i përhapur në disa pjesë të Pakistanit, sidomos në viset rurale.Sipas një vlerësimi, mbi 3.500 raste të ngacmimit seksuale të fëmijëve janë raportuar në Pakistan gjatë vitit 2014.