9 në pranga dhe dhjetra proçedim në gjendje të lirë për ndërtime e prerje pyjesh

Policia e Shtetit ka realizuar një valë arrestimesh dhe ndjekje në gjendje të lirë për ndërtime pa leje, vjedhje te energjise, prerjen e pyjeve si dhe organizimin e lotarive të palejuara.Në harkun kohor të një jave, në fushën e ndërtimeve të paligjshme nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të ndërtimeve pa leje.Për këto raste sipas bluve janë evidentuar dhe proceduar 32 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 26 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.Ashtu siç është njoftuar edhe më parë nga Ministri i Brendshëm, puna e uniformave blu ka qenë intensive edhe për prerjen e paligjshme të pyjeve. Në aksionin e saj janë evidentuar 10 raste me 10 autorë. Nga këta, 1 autor është arrestuar në flagrancë, ndërsa 9 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar , ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.Puna e policisë së shtetit ka vijuar edhe për"Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike".Në bashkëpunim më OSHE janë kryer kontrolle   në 3.234 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  18 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  18  autorë ku janë janë arrestuar në flagrancë 4 persona, 8 janë shpallur në kërkim si dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 persona.Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 731 lidhje të abonentëve debitorë dhe 18 lidhje të paligjshme.Policia e Shtetit thekson se do të vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme .