Vatër zjarri në pyllin e Sodës, 3 zjarrfikëse dhe 25 efektivë për vënien në kontroll

Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec të Vlorës.Vatra e zjarrit është regjistruar në orët e pasdites së sotme, ndërkohë që 3 zjarrëfikëse dhe 25 efektivë po marrin pjesë në operacionin për neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.Si pasojë e zjarrit mësohet se janë djegur disa hektarë pyje.