Kapen hajdutët e banesave të ishullit të Korfuzit, arrestohen 2 të rinj shqiptarë

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Korfuz. Dy të rinj të moshave 21 dhe 24 vjeç u arrestuan nga policia për sigurimin e ishullit.Ndalimi i tyre është bërë mëngjesin e së shtunës në zonën e Garitsas.Nga hetimet e policisë, dy të rinjtë kanë realizuar plot 8 vjedhje banesash në fillim të muajit gusht të këtij viti.Vjedhjet të realizuara në zonën e Garitsas dhe pjese të tjera të Korfuzit kanë të bëjnë me para, bizhuteri, elektronikë dhe sende të tjera.Policia greke po heton rreth bashkëpunëtorëve të mundshëm të 2 të rinjve shqiptarë të arrestuar.[caption id="attachment_559606" align="alignnone" width="770"]7 Ne foto: Sendet e vjedhura qe iu sekuestruan te rinjve shqiptare gjate arrestimit[/caption]