Borxhi publik, BSH nxjerr në ankand 20 mln euro obligacione dy vjeçare

Pasi nuk arriti arritën të sigurojnë të gjithë shumën e nevojshme në ankandin e mëparshëm në bono në euro, Banka e Shqipërisë do të rihapë në 18 gusht një ankand tjetër ku do të tentojë shitjen e 20 milion eurove në obligacione fiks dy vjeçare. Ky është ankandi i tretë i obligacioneve në euro dy vjeçare, ndërkohë që ankandi që u mbajt në fund të muajit korrik nuk pati sukses për shkak të mungesës së kërkesës nga institucionet financiare, kryesisht bankat që mesa duket nuk u joshen nga rregullorja e re për të investuar fondet në euro.Banka e Shqipërisë do të rihapë një tjetër ankand pas dështimit të ankandit të mbajtur në fund të muajit korrik e që nuk mundi të sigurojë shumën e nevojshme në bono në euro.Përmes ankandit të shpallur për llogari të financave, e që mësohet se do të mbahet në 18 gusht, Banka e Shqipërisë do të tentojë shitjen e 20 milion eurove në obligacione fiks dy vjeçare.Për shkak të mungesës së kërkesës nga institucionet financiare, kryesisht bankat, në ankandin që u mbajt në fund të korrikut të këtij viti, Banka e Shqipërisë nuk mundi të shesë 45 milionë euro për llogari të Ministrisë së Financave në ankandin e 12 të bonove një vjeçare në euro.Shuma totale e kërkuar në ankand ishte 37.1 milion euro, nga 45 milion euro që kërkonin të shisnin financat përmes Bankës së Shqipërisë, për të financuar borxhin publik, rreth 82% të shumës së kërkuar, apo 8 milionë euro më pak.Megjithë ndryshimet e bëra në rregullore si ajo e muajit qershor që ulte ponderimin e rrezikut të bankave nëse blinin borxh në valutë nga qeveria shqiptare, nuk ka bërë që bankat të shfaqin interes investimi të fondeve në euro.Sipas kësaj rregulloreje, nëse një bankë blen 1 euro bono të emetuar nga qeveria, investimi quhet me rrezik 0.5 euro në mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërkohë që më parë ishte 1 euro.