Landfilli i Vlorës, Kryebashkiaku: Do ndërtohet, stop djegies së mbeturinave

Një nga premtimet e kryebashkiakut të ri të Vlorës  ishte sistemimi i vendgrumbullimit të mbeturinave të qytetit dhe shuarja e zjarreve që shkaktonin ndotje alarmante në qytet.Kryetari i ri i bashkisë, Dritan Leli zgjodhi pikërisht këtë vend për të folur në lidhje me projektin për ndërtimin e landfillit për qarkun bregdetar.Dritan Leli: “Këtu nuk digjen më plehra. U desh më pak se një ditë punë, mbështetja nga firma e pastrimit, dhe koordinimi i punëve që të ndodhte kjo gjë. Në më pak se një ditë punë ne shpëtuam nga një gangrenë e djegies së plehrave për më shumë se 20 vjetVendgrumbullimi i mbeturinave në Vlorë ishte kryer në zonë ndotje masive të ajrit, pasi mbeturinat digjeshin vazhdimisht për të nxjerrë metalet. Leli theksoi se Zgjidhja përfundimtare është vetëm krijimi i një landfilli të ri.