Godina e Inovacionit: Të gjitha agjencitë inovative në një qendër

Nga shtatori ish- minsitria e Integrimit dhe një pjesë e ish Qendrës Kombëtarë të Regjistrimit do të kthehet në godinën e inovacionit, një godinë që do të pëmbledhë gjitha agjencitë inovative në vend.Në këto ditë gushti po bëhet zhvendosja e materialeve që kanë qenë në dy ndërtesat, ndërsa pritet që inagurimi i godinës të zhvillohet në mes të muajit shtator.Qeveria ka vendosur qe e gjithë kolana e agjencive e institucioneve specifike të fushës së Inovacionit në Shqipëri të vendosen në këtë godinë. Prej kohësh, tek ish- Ministria e Integrimit janë vendosur ekipet e disa agjensive inovative, që nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike, e firmës elektoranike, Agjencia e Portalit Gjeohapësinore, si edhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.Mësohet se ish QKR, dhe veçanërisht oborri i godinës do ti dedikohet start up-eve, pra inisiativave të të rinve të cilët do të mund të organizojnë aktivitetet e tyre në terren të hapur.Njëkohësisht me inagurimin do të lançohet dhe një thirrje për të ndihmuar stand up-et nga shtatori dhe në vazhdimPo ashtu, reformimit do t'i nënshtrohet edhe qendra e parë burimore dhe e trajnimeve për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.Ekzektutivi shqiptar i ka kushtuar jo pak vëmendje kompaniveve innovative dhe inisiativave të ndërmarra nga të rinjtë, që ka si qëllim zhvillimin e disa aktiviteteve për informimin e të gjithë të interesuarve mbi zhvillimet, programet, iniciativat dhe të rejat e fundit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.godina e inovacionitgodina inovacionit/Oranews.tv/