Kujtohet në Nagasaki 70 vjetori i Hiroshimës

Japonia ka shënuar 70 vjetorin e shpërthimit të bombës bërthamore që shkatërroi qytetin e Nagasakit me një ceremoni të përcjellë nga figurat më të larta të vendit, të mbijetuar si dhe të ftuar nga 75 vende të botës.Mbi 70 mijë persona humbën jetën mbasi forcat amerikane hodhën bombën tri ditë mbasi një tjetër bombë e ngjashme rrënoi qytetin e Hiroshimës, ku 140.000 vetë u raportuan të vdekur.Evenimenti kryesor u zhvillua në Parkun e Paqes në Nagasaki si dhe u mbajt një minutë heshtjeje në orën 11:02 të së dielës, kohë që përkon me momentin kur avioni amerikan B-29 lëshoi mbi qytet bombën bërthamore më 9 gusht të vitit 1945.Ceremonia solemne, përpara të ftuarve nga 75 vende, përfshirë ambasadoren amerikane, filloi me një deklaratë të lexuar nga disa fëmijë.Ndërsa Kryeministri Shinzo Abe tha se Japonia është i vetmi vend në botë që ka përjetuar "tmerrin e sulmit bërthamor", gjë që e shtyn atë të vazhdojë të ushtrojë ndikim për një botë pa armë bërthamore.Megjithatë, kryetari i bashkisë së Nagasakit kritikoi kryeministrin Abe për ligjin që pritet t'i japë fund kushtetutës pacifiste japoneze, përballë zgjerimit gjithnjë e më të madh ushtarak të Kinës në Azinë lindore.Legjislacioni i propozuar nga Abe pritet të heqë kufizimet kushtetuese  që e detyrojnë ushtrinë të ketë vetëm rol vetëmbrojtës, duke i lëjuar kështu forcave japoneze të mbrojë aleatët në rrethana të caktuara.