24 orët më vrastare në Kabul, 50 të vdekur

Një valë sulmesh në Kabul ka vrarë mbi 50 persona, përfshirë dhe një ushtar të NATO-s, si dhe ka plagosur me qindra të tjerë, në 24 orët më vrastare në kryeqytetin afgan gjatë viteve të fundit.Pjesa më e madhe e të vdekurve ishin civilë ose kadetë të rinj policie, ndërkohë që NATO konfirmoi se një pjesëtar i forcës ndërkombëtare ishte në mesin e të vdekurve.Gjakderdhja nisi të premten me një kamion-bombë që shpërtheu në një periferi tepër të populluar të kryeqytetit, e që përfundoi pas një beteje disaorëshe të shtunën në një bazë të përdorur nga forcat speciale amerikane, e njohur si Kampi Integriteti.Kryengritësit morën përsipër përgjegjësinë për të dyja ngjarjet, si për sulmin ndaj Akademisë së Policisë, edhe për betejën në bazën e forcave speciale amerikane e njohur , por jo për një kamion-bombë ku mbetën të plagosur 240 persona, nga të cilët 47 gra dhe 33 civilë.Talebanët gjatë javës bënë të ditur vdekjen e ish-kreut Mulla Omar, ndërkohë që në gjirin e kryengritësve ka shpërthyer edhe një mosmarrëveshje lidhur me pasuesin e tij.Ndërkohë OKB-ja ka bërë me dije se numri i viktimave civile ka arritur pikën më të lartë gjatë gjithë luftës në Afganistan. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2015, mbi 5.000 civilë janë vrarë ose plagosur.