Kukësi plot mbeturina, Bashkia paralajmëron qytetarët për situatën: Do gjobiteni

Niveli i ndotjes në qytetit e Kukësit është bërë alarmant dhe shkak për këtë janë bërë inertet e hedhura kudo në qytet. Duke shfrytëzuar edhe periudhën e rotacionit të pushtetit lokal, një pjesë e qytetarëve janë treguar jo bashkëpunues, për mbajtjen pastër të ambientit.Banorët e Kukësit  i tremben rrezikut të epidemive në këto temperatura të larta.Lidhur me këtë shqetësim, bashkia e Kukësit paralajmëron se kushdo që kapet duke mos hedhur mbeturinat  në vendet e posaçme, do të gjobitet.Ismail Shahu, specialist në bashkinë Kukës: “Javës që vjen do të pastrohet i gjithë qyteti, të gjitha lagjet. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë”Hedhja e mbeturinave në rruget e qytetit të Kukësit      është një i shtuar së tepërmi kohët e fundit.