Serenata korçare përcillet brez pas brezi
Kënga qytetare korçare, është përcjellë brez pas brezi si nje nga vlerat më të çmuara të trashegimisë kulturore. Serenata, asnjëherë nuk mund të kuptohet pa kitarën, një instrument muzikor që është pjesë e pandarë e shumë familjeve të vjetra korçare.Ridvan Shëllira, një prej serenatistëve më të vjetër të Korçës, tashmë ka pasion mësimin e kitarës. 80-vjeçari tregon për netët e panumërta kur këndonin me kitarë, ndërsa thotë se pengu i jetës së tij mbetet fakti që nuk mësoi këtë instrument në rini.Ridvan Shëllira: " Ata këngëtarë që kisha shok unë ishin të gjithë mbi 70 vjeç, ata këndonin me aq frymëzim, me aq mjeshtëri dhe me aq zëra të bukur. Serenata korçare ka qëllim ti këndojë të bukurës, femrës. Të shkojë në ballkon , të shkojë në dritare, ta ndjejë atë dashurinë e shpirtit, ndjenjën e brendshmes, kot nuk na thonin të marrë. Mjafton që një vajzë ta pëlqeje dhe hop në dritare me kitarë, unë edhe po të vdes do më mbetet merak që nuk mësova kitarën. Nuk i bie kitarës se nuk më linte Xhuvi Avaja ta zija kitarën me dorë. Leri zanaçinjtë të bëjnë punën e tyre, ti këndo, ti je lindur për këngë dhe nuk je lindur për ti rënë kitarës, dhe bëra gabim se ai që merr akordin e kitarës, nuk stonon kurrë. 12 akorde të kitarës do mi mësojë Naska. Le të jem 80 vjeç zemra nuk plaket kurrë."E ndërsa i mëson kitarën këngëtarit Shëllira, miku i tij Thanas Kondili, shprehet se serenata nuk ishte vetëm këngë e qejfeve dhe e dashurisë, por edhe emancipimit dhe gëzimit të jetës.Thanas Kondili: "Serenata nuk është vec ti këndojmë atyre që duam. Ne atkojmë edhe prindrit tanë dhe po të shkonin tek shtëpija e Ritkës do dilnin me tabakanën me raki. Kjo shtë një dicka e bukur që lidhte familjen. Nuk kishte myslymanë dhe të krishterë, kishim dashuri të jashtëzakonshme"Serenata korçare, prej më shumë se një shekulli zë vend në jetën e qytetit të Korçës dhe ka gjashtë breza këngëtarësh, nga të cilët 80-vjeçari Ridvan Shëllira, i përket brezit të artë, pjestar i korit karakteristik LIRA, për t'i dhënë jetë dhe vazhdimësi këngës qytetare korçare brenda e jashtë vendit.