Financa: Drafti për taksimin e pagave, paraprak, s'ka e s'do ketë ndryshime

Qeveria mohon të ketë në plan të ndryshojë tatimin mbi të ardhurat. Në një konferencë për shtyp paraditen e 10 gushtit, zv/ministri i Financave Erjon Luçi u përpoq ta theksonte duke e nënvizuar 4 herëErjon Luçi: " Nuk ka ndryshim në skemën e tatimit të të ardhurave dhe nuk ka asnjë plan për ndryshimin në këtë drejtim të skemës"......" Nuk ka asnjë vendim dhe asnjë plan për ndryshimin e tatimit mbi të ardhurat personale. Nuk ka draft për këtë diskutim...Nuk ka asnjë ndryshim. Këtë e thashë qartë. Mund ta qëndrojmë sat ë duam por nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk ka për të pasur ndryshim... Ai është një draft paraprak që ka nisur në nivel teknik e jo politik. E përsëris se nuk ka asnjë lloj vendimmarrje sa i takon tatimit mbi të ardhurat personale dhe nuk do të ketë"Ministria e Financave pranon ekzistencën e draftit që i është dërguar grupeve të interesit ku parashikohej taksimi me 5 % i pagave të ulëta, dhe që u publikua në media por thotë se kemi të bëjmë me një draft paraprak, që nuk është në diskutim në nivel politik por vetëm teknik.Erjon Luçi: ”Ai  është një draft paraprak që ka nisur të diskutohet me nivelin teknik dhe nuk ka asnjë lloj vendimarrje mbi të ardhurat personale dhe nuk do të ketë”Lufta kunder informalitetit- Ministria thotë se fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave buxhetore do të mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimi i eficiencës dhe i administrimit tatimor dhe doganor. Madje shton se për luftën kundër informalitetit do të ketë një paketë të plotë masash.Erjon Luçi: "Në mes të korrikut janë mobilizuar në të gjitha qytetet 500 punonjës të rinj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me synim kryesor ndërgjegjësimin për parandalimin e evazionit fiskal dhe informalitetit. Kjo i paraprin një aksioni më të gjerë të luftës kundër informalitetit që përfshin një paketë të plotë masash që do të prezantohet shumë shpejt."Deklarata vjen dy ditë pas zbulimit të drafti i cili ishte shpërndarë grupeve të interest e që më pas bëri jehonë në media. Sipas këtij drafti Qeveria synon  të zgjerojë bazën e tatimpaguesve duke taksuar edhe pagat  e ulëta. Nëse deri tani pagat deri ne 30 mije leke nuk tatohen, sipas nenit 25 të draftit, për nivelin e të ardhurave nga 0 në 180 mijë lekë në vit, tatimi do të jetë 5 për qind.Kështu një qytetar që merr një pagë deri në 15 mijë lekë në muaj do të paguaj 5% tatim ose 750 lekë të reja.[caption id="attachment_558888" align="alignnone" width="640"]zv ministri i financave Luci Zv/ministri i Financave Erjon Luçi[/caption] /Oranews.tv/